Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Spiropali: Presione në familje dhe shantazhe ndaj kujt flet për shefen

Deputetja e Partisë Socialiste ka ngritur akuza të forta në Asamblenë Kombëtare për përdorim të institucioneve dhe shantazhe.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, deputetja Elisa Spiropali ka ngritur akuza për presion dhe intimidim ndaj anëtarëve që shprehin kritika ndaj drejtuesve. Pa përmendur emra konkretë, ajo iu referua Belinda Ballukut përmes termit «shefja», duke denoncuar ndërhyrje në jetën familjare të atyre që guxojnë të flasin. «Këta që na vijnë ne nëpër dyert e familjeve sa herë themi një fjalë për “shefen” apo për “shefin”», deklaroi ajo, duke shtuar se përdoren mjete si gjobat, shantazhet dhe letrat e institucioneve përmes njerëzve dhe portaleve të paguara.

Spiropali: Presione në familje dhe shantazhe ndaj kujt flet për shefen
Foto: almakos.com

Spiropali shtriu kritikat edhe te drejtuesit e institucioneve, të cilët sipas saj nuk emërohen mbi bazën e meritave apo integritetit, por i shërbejnë verbërisht një apo dy individëve në vend të interesit të qytetarëve. «Në krye të këtyre institucioneve shkojnë njerëz pa asnjë lloj merite, publike, politike, njerëzore! Pa asnjë masë integriteti! I shërbejnë vetëm një apo dy njerëzve. Të verbër!», theksoi ajo gjates takimit të socialistëve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme