Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Specialja: Nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga ish-krerët

Gjykata Speciale njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka arritur të vërtetojë një sulm të përhapur ndaj popullatës civile.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Gjatë seancës vendimtare pranë Gjykatës Speciale, kryetari i Trupit Gjykues ka bërë të ditur vendimin se nuk ekzistojnë prova për krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së. Sipas gjykatësit, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka dëshmuar se ka ndodhur një sulm i gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile, element kyç ky për këto akuza. Ndërkohë, qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë e kanë përcjellë këtë zhvillim me ovacione dhe entuziazëm. Trupi gjykues shtoi se viktimat e përfshira u përzgjodhën në bazë të kritereve individuale dhe jo për shkak të përkatësisë së tyre në një popullatë të caktuar civile, duke bërë që kështu akuza për krime kundër njerëzimit të rrëzohet për të gjithë të akuzuarit.

Specialja: Nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga ish-krerët
Foto: shenja.tv
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme