Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Spanjë, arrestohen tre shqiptarë për grabitje dhe përplasje me policinë

Operacioni policor çon në prangat e autoriteteve spanjolle tre shtetas shqiptarë, të dyshuar për shtatëmbëdhjetë grabitje banesash.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Tre shtetas shqiptarë, të identifikuar si Renato D., Ermal N. dhe Florian P., janë vënë në pranga në Spanjë gjatë operacionit të koduar «Ziralla». Sipas autoriteteve, grupi dyshohet se ka kryer shtatëmbëdhjetë grabitje banesash në provincat Ourense, Pontevedra dhe A Coruña, duke vepruar në mënyrë të organizuar dhe duke arritur t'i përfundojë vjedhjet brenda dhjetë minutash. Hetuesit bëjnë me dije se ata përdornin automjete me targa të modifikuara, mjete hidraulike dhe reagentë kimikë për të kontrolluar pastërtinë e arit dhe diamanteve të vjedhura.

Spanjë, arrestohen tre shqiptarë për grabitje dhe përplasje me policinë
Foto: boldnews.al

Gjatë përpjekjeve për t'i ndaluar, Garda Civile u përball me rezistencën e tyre, pasi të dyshuarist arritën të arratiseshin në dy raste duke përdorur një automjet me fuqi mbi 350 kuaj fuqi dhe u përplasën me makinat e policisë. Arrestimi përfundimtar u krye më 18 nëntor në një zonë pyjore në Vila de Cruces të provincës së Pontevedra-s, ku ata ishin strehuar dhe flinin në një çadër kampingu. Të arrestuarit ndodhen aktualisht në burg, ndërsa Garda Civile dyshon se ata mund të jenë përgjegjës për raste të tjera dhe po vijon hetimet për zbardhjen e veprave të tjera penale.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme