Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Shpërthim i fuqishëm në një pallat në Zvicër, një i plagosur rëndë

Një shpërthim dhe zjarr në Menziken të Zvicrës ka lënë një person të plagosur rëndë, ndërsa dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një pallati në Menziken të Zvicrës, mbrëmjen e së shtunës, duke shkaktuar panik të madh mes banorëve të ndërtesës. Sipas dëshmive të banorëve të publikuara nga media zvicerane 20 Minuten, ngjarja ndodhi në një garazh individual të një pallati shumëkatësh, ku fuqia e shpërthimit ishte aq e madhe sa shkëputi portën nga vendi dhe më pas solli shpërthimin e flakëve.

Shpërthim i fuqishëm në një pallat në Zvicër, një i plagosur rëndë
Foto: shqiptarja.com

Një prej personave të parë që mbërriti në vendngjarje ishte Viliam, i cili tentoi të shuante flakët me një fikëse zjarri, ndërsa një banore 39-vjeçare tregoi se dëgjoi dy shpërthime të fuqishme që e detyruan të dalë me panik nga apartamenti pa xhaketë. Fadili, një banor 49-vjeçar që po kthehej nga një shëtitje rreth orës 18:30, deklaroi për 20 Minuten se reja e tymit arrinte deri në katin e tretë ku jetonte dhe se dëgjoi tri herë dikë që kërkonte ndihmë. 49-vjeçari tha se skenat i rikthyen kujtimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1990, duke shtuar se «u ndjeva sikur isha sërish në atë kohë».

Si pasojë e ngjarjes, një burrë pësoi djegie të konsiderueshme dhe të shumta në trup, ndërsa mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe u transportua me helikopter nga shërbimi i shpëtimit ajror Alpine Air Ambulance drejt spitalit. Policia bëri të ditur se shkaku i saktë i shpërthimit dhe i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe po hetohet nga specialistët.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme