Skaloni: Askush nuk do të veshë fanellën me numrin 10
Lionel Skaloni do të vazhdojë drejtimin e Argjentinës deri në vitin 2030, ndërsa foli për largimin e Leo Mesit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Lionel Skaloni do të vazhdojë si trajner i Argjentinës deri në vitin 2030, siç u konfirmua nga vetë ai dhe Klaudio Tapia, presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit. Trajneri u shpreh se ndihet i lumtur dhe falënderoi presidentin e AFA-s për përpjekjen.
Duke folur për largimin e Leo Mesit, Skaloni u shpreh se lotët vijnë sepse po largohet një lojtar i papërsëritshëm. Fituesi i Kupës së Botës në Katar 2022 shtoi se në këtë proces të ri do t'i jepet mundësia djemve me potencial të jashtëzakonshëm që kanë shtyrë nga pas.
Lidhur me çështjen e fanellës me numrin 10 pas largimit të Mesit, trajneri theksoi se në këto ndeshje askush nuk do ta veshë këtë numër dhe nuk do t'ia japin askujt derisa të jetë e detyrueshme.