Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Si po zëvendësohet betoni me natyrë në oborret luksoze?

Pronarët e pasur po zgjedhin bar, zhavorr, dru dhe ujë në vend të asfaltit, për të ulur nxehtësinë dhe krijuar strehë nga jeta e shpejtë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Oborret e betonizuara, dikur simbol i komoditetit, po humbin terren përballë një estetike të re: gjelbërimit, materialeve natyrore dhe kopshteve që "marrin frymë". Arkitektët e peizazhit theksojnë se vitet e fundit vërehet një kthesë drejt sipërfaqesh të buta, ku asfalti zëvendësohet me bar, zhavorr dhe gurë natyrorë.

Si po zëvendësohet betoni me natyrë në oborret luksoze?
Foto: Ilustrim · Biblioteca Nacional, Pristina, Kosovo, 2014-04-16, DD 14 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

Pronarët e pasur po zgjedhin këtë rrugë sepse betoni i plotë e mban nxehtësinë gjatë verës, duke e bërë hapësirën pakëndshme. Tani, zhavorri e lëshon ujin të depërtojë, dyshemeja prej druri përqafon natyrën, ndërsa kombinimi i gurit me barin ofron estetikë dhe funksionalitet.

Elementet më të shpeshta në kopshtet e reja luksoze janë sipërfaqet me bar pa dekorime të tepërta, bimët vendase dhe pergolat me materiale natyrore. Stili i "kopshtit të egër" — ku bimët lënë përshtypjen e rritjes natyrore — është veçanërisht i popullarizuar.

Në projektet luksoze shtohen edhe elementë uji — fontana apo liqene natyrale — që freskojnë vizualisht hapësirën. Minimalizmi mbetet, por në formë më natyrale, me barërat livadhore, lavandat dhe hortensiat në vend të tujave të krasitura.

Psikologët theksojnë se gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë strehë nga jeta e shpejtë pikërisht në shtëpinë e tyre. Gjelbërimi e ul stresin, ndërsa qëndrimi në ambient natyror përmirëson disponimin. Prandaj investimet në oborr janë bërë po aq të rëndësishme sa edhe investimet në enterier.

Luksi i ri nuk është më shfaqja përmes mermerit dhe pllakave të përsosura, por ndjenja e paqes dhe privatësisë. Oborri bëhet oazë e vogël private ku rritet bimësia aromatike, ku zënë vend kopshtet e vogla perimesh, dhe ku mund të relaksohet larg nga ritmi urban.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Gjilani 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme