Si i preku producenti 20-vjeçar nga Prishtina, Blanco, top listat britanike dhe evropiane?

Bashkëpunimi me Russ Millions e çoi në vendin e parë në Angli, ndërsa një projekt tjetër u nominua për albumin evropian të vitit.

Si i preku producenti 20-vjeçar nga Prishtina, Blanco, top listat britanike dhe evropiane?
Kartë titulli · Redaksia ZHURMA

PRISHTINË — Enes Abazi, i njohur profesionalisht si Blanco, është producenti 20-vjeçar nga Prishtina që po korr suksese në industrinë ndërkombëtare të muzikës hip-hop dhe drill. Duke krijuar "beats" që nga mosha 13-vjeçare, ai tashmë bashkëpunon me disa prej emrave më të mëdhenj të skenës botërore.

Bashkëpunimi i tij me reperin britanik Russ Millions, autorin e hitit gjeneracional "Body", në projektin "News Update" u rendit i pari në Top Listën e Hip-Hop/Rap në Angli. Projekti tjetër, "Dam Square", preku vendin e 33-të në Top Listën Holandeze, ndërsa albumi u nominua për "Albumin Evropian të Vitit 2025" nga organizata polake Popkillery.

Blanco është shfaqur në platformat kryesore të freestyle-it në Britani si "Pen Game" dhe "Plugged In" me Fumez The Engineer, duke punuar me artistë si 67, Taze dhe Chinx OS. Muzika e tij ka depërtuar edhe në SHBA, duke u transmetuar në radiot Hot97, OnTheRadar Radio dhe Power 105.1 FM.

Aktualisht, producenti nga Prishtina ka përfunduar një projekt të palansuar me reperin legjendar britanik Young Adz (D-Block Europe) dhe është në bisedime për projekte me grupin punues të yllit amerikan NBA Youngboy. "Këto arritje janë vetëm fillimi, por dëshiroj t'i ndaj për të frymëzuar të rinjtë tanë dhe për të treguar se si shqiptarë po arrijmë suksese të dukshme në kuadrin ndërkombëtar që në moshë të re," thotë Blanco.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Si u gjet në Gjakovë vetura e kërkuar nga Interpoli gjerman?
  2. Çfarë do të thotë inflacioni 6.8% për pensionistin me 150 euro dhe fasulja me 6 euro?
  3. Pse u fye Rifat Jashari nga një aktiviste e Vetëvendosjes?
  4. IHMK parashikon mot të ndryshueshëm në Kosovë

Vazhdo leximin