Si do të fshihen borxhet e mijëra personave në Zvicër?

Qeveria zvicerane po bën gati një reformë trevjeçare ligjore për të shpëtuar personat e zhytur në mbingarkesë financiare afatgjatë.

Si do të fshihen borxhet e mijëra personave në Zvicër?
Kartë titulli · Redaksia ZHURMA

BERNË — Qeveria zvicerane po përgatit një reformë ligjore që mund t’u ofrojë një mundësi të re personave të zhytur prej vitesh në borxhe. Sipas këtij propozimi, qytetarët që ndodhen në mbingarkesë afatgjatë financiare do të kenë mundësi t’i fshijnë të gjitha borxhet e tyre pas një procedure të posaçme trevjeçare.

Kjo procedurë do të jetë e kushtëzuar nga plotësimi i kushteve të rrepta ligjore. Synimi i reformës është të ndalojë ciklin e pafund të borxheve, ku interesat dhe detyrimet shtesë e bëjnë pothuajse të pamundur kthimin në stabilitet financiar për personat e zhytur në vështirësi.

Aktivistët dhe organizatat sociale e kanë përshëndetur këtë propozim, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për njerëzit që prej shumë vitesh nuk kanë pasur një rrugë reale për të dalë nga vështirësitë ekonomike. Gjatë kësaj periudhe trevjeçare, personat duhet të respektojnë kushte strikte.

Detajet përfundimtare të zbatimit ende nuk janë bërë publike dhe reforma duhet të kalojë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë. Në Zvicër, dhjetëra mijëra persona përballen aktualisht me probleme të vazhdueshme financiare.

Organizatat sociale argumentojnë se sistemi aktual nuk u jep shumë mundësi për një fillim të ri ekonomik. Kjo reformë e qeverisë synon pikërisht krijimin e kësaj mundësie të dytë për ta.

Burim: Albinfo.ch
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Shtatë alpinistë humbin jetën në Alpe brenda 24 orëve
  2. Veturat e reja në Zvicër do të vëzhgojnë çdo lëvizje të shoferit
  3. Pse po dyfishohen qiratë e banesave në Cyrih?
  4. Pse valët e nxehtësisë po bëhen normaliteti i ri në Zvicër?

Vazhdo leximin