Zhurma Press E Enjte · 17 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:34 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Viral & Showbiz BOTA

Madonna rikthehet në skenën e MTV Video Music Awards

Këngëtarja do të hapë ceremoninë e këtij viti dhe do të performojë drejtpërdrejt në skenën ku pati performuar në vitin 2003.

Redaksia ZHURMA 10:24 1 min lexim
Madonna rikthehet në skenën e MTV Video Music Awards
FOTO · Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Këngëtarja e njohur do të rikthehet në skenën e MTV Video Music Awards, ku do të hapë ceremoninë e këtij viti. CBS-i dhe MTV-ja kanë konfirmuar se ajo do të performojë drejtpërdrejt në ceremoni, e cila do të zhvillohet në Los Angeles.

https://www.instagram.com/p/DcMC-OagjHT/
Postimi · Instagram ↗

Ajo mbërrin në ndarjen e çmimeve si artistja me më shumë nominime këtë vit, duke numuruar gjithsej 11 të tilla. Ndonëse është shfaqur në VMA gjatë dy dekadave të fundit, ajo nuk ka performuar që nga viti 2003.

Kujtojmë se në vitin 2003, ajo kishte hapur ceremoninë e ndarjes së çmimeve VMA në një performancë së bashku me Britney Spears dhe Christina Aguilera, ku pati ndodhur edhe momenti i paharrueshëm i puthjes në skenë, i cili kishte shkaktuar reagime të shumta dhe ishte mbuluar gjerësisht në media.

Burimet: IndeksOnline (klaster 1 outlets).

Komentet