Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Shtyhet seanca për dosjen “Partizani” pas bojkotit të avokatëve

Seanca gjyqësore në themel për dosjen “Partizani” është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës që i janë bashkuar bojkotit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Seanca gjyqësore në themel për dosjen “Partizani” është shtyrë me dy javë, për shkak të mungesës së të gjithë avokatëve mbrojtës, të cilët i janë bashkuar bojkotit. Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar zyrtarisht për më 28 shtator.

Foto: boldnews.al
Foto: boldnews.al

Shkak për këtë bojkot është bërë rregullorja që u ndalon avokatëve hyrjen në ambientet e gjykatës me telefona celularë, ndërkohë që gjatë seancës u vu re se treshja e gjyqtarëve kishte telefona. Në dosjen “Partizani”, Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, në bashkëpunim.

Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme