Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka miratuar rritjen e çmimeve të derivateve të naftës mesatarisht për 1,55 për qind.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka sjellë vendimin për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,55 % në raport me vendimin e datës 26.10.2026. Sipas njoftimeve, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 denarë për litër, ndërsa EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,00 denarë për litër.

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
Foto: botasot.info

Nga data 3.11.2026, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve do të jenë 93,00 denarë për litër për EUROSUPER BS-95, 95,00 denarë për litër për EUROSUPER BS-98 dhe 100,00 denarë për litër për EURODIZEL BS (D-E V). Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshon dhe do të shitet për 110,00 denarë, kurse mazuti M-1 SU rritet për 1,300 den/kg dhe do të jetë 55,573 den/kg. Portalb shton se në këtë vendim është zbatuar edhe vendimi i Qeverisë për uljen e TVSH-së për naftën në 10 për qind, si dhe uljen e akcizës për dy denarë për litër te benzina dhe katër denarë për litër te nafta.

Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme