Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Shtatë kategori të diasporës lirohen nga tarifat e dokumenteve

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë vendim për lirimin e disa kategorive nga pagesa për pasaporta dhe letërnjoftime.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një vendim i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i cili ka hyrë në fuqi më 14.10.2026, ka hyrë në zbatim përmes njoftimeve të lëshuara nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës jashtë vendit. Ambasada në Itali, ajo në Slloveni, Konsullata në Cyrih dhe ajo në Stamboll kanë njoftuar qytetarët se disa grupe përfitojnë lehtësime financiare për aplikim.

Shtatë kategori të diasporës lirohen nga tarifat e dokumenteve
Foto: ekonomiaonline.com

Sipas njoftimeve zyrtare, nga ky lirim përfitojnë invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve dhe të personave të zhdukur të UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat me aftësi të kufizuara sipas legjislacionit, si dhe personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Këto lehtësime vlejnë ekskluzivisht për procedurën e rregullt të pajisjes me pasaportë dhe letërnjoftim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 25 kamera →