Gjermania: Rritet numri i mjekëve nga Kosova për 24 për qind në dy vjet
Në Gjermani po rritet numri i mjekëve me shtetësi të Kosovës të angazhuar në spitale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjermania po mbështetet gjithnjë e më shumë te mjekët nga Kosova, ku numri i tyre është rritur për 24 për qind në dy vjet. Në fund të vitit 2025, në Gjermani punonin 568 mjekë me shtetësi të Kosovës. Shumica dërrmuese e tyre ishin të angazhuar në spitale, ndërsa statistikat nuk përfshijnë profesionistët me prejardhje nga Kosova që kanë marrë shtetësinë gjermane.