← Diaspora
Live · Diaspora · 04:01 · 11 Korrik 2026

Kush është shqiptarja që u diplomua në MIT?

Era Syla përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute of Technology dhe do t’i bashkohet kompanisë amerikane Plaid si inxhiniere softuerike

— Një tjetër histori suksesi vjen nga të rinjtë shqiptarë. Era Syla ka përfunduar me sukses studimet Master of Engineering in Electrical Engineering and Computer Science në Massachusetts Institute of Technology (MIT), një nga universitetet më prestigjioze në botë. Diplomimi në MIT përfaqëson një arritje të rëndësishme akademike dhe është një dëshmi e potencialit të të rinjve shqiptarë që po shkëlqejnë në universitetet dhe kompanitë më prestigjioze në botë.

Shqiptarja e parë nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute of Technology dhe do t’i bashkohet kompanisë amerikane Plaid si inxhiniere softuerike. “Javën e kaluar diplomova në MIT me titullin Master of Engineering në Electrical Engineering and Computer Science. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë ata që më mbështetën gjatë këtij rrugëtimi”, është shprehur ajo.

Era ka njoftuar gjithashtu se kapitulli i saj i ri profesional do të nisë në muajin gusht, kur do t’i bashkohet kompanisë amerikane Plaid si Software Engineer në zyrën e saj në New York. “Jam e emocionuar që do t’i bashkohem ekipit të Plaid, ku pres të mësoj nga një ekip i jashtëzakonshëm, të ndërtoj produkte që ndihmojnë njerëzit dhe të vazhdoj të rritem si inxhiniere”, ka theksuar ajo.

Diplomimi në MIT përfaqëson një arritje të rëndësishme akademike dhe është një dëshmi e potencialit të të rinjve shqiptarë që po shkëlqejnë në universitetet dhe kompanitë më prestigjioze në botë.

Burim: Albinfo.ch, https://www.albinfo.ch/shqiptarja-e-pare-nga-kosova-diplomon-ne-mit-nje-nga-universitetet-me-prestigjioze-ne-bote/
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #diaspora

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën