Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Premte · 31 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm DiasporaPolitikë

SHBA godet rrjetet e 'turizmit të lindjeve' — anulohen qindra viza

Departamenti i Shtetit identifikon dhe godet rrjetet e 'turizmit të lindjes'

Redaksia ZHURMA Përditësuar 20:25 + Ruaj
SHBA godet rrjetet e 'turizmit të lindjeve' — anulohen qindra viza
FOTO · Foto: USA Visa specimen / Wikimedia Commons

WASHINGTON D.C. — Departamenti i Shtetit po mbron integritetin e shtetësisë amerikane, duke i dhënë fund skemave të paligjshme të turizmit të lindjeve. Asnjë i huaj nuk lejohet të marrë një vizë vizitori me qëllimin parësor të fitimit të shtetësisë amerikane për një fëmijë duke lindur në SHBA.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka identifikuar dhe 'çmontuar' disa rrjete të organizuara të 'turizmit të lindjes' në Afrikën Perëndimore, Afrikën e Veriut dhe Evropë, kështu të paktën thuhet sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga The Daily Wire.

Sipas njoftimit të bërë publik më 10 qershor 2026, ambasadat amerikane, zbuluan operacione të koordinuara që ndihmonin shtetas të huaj të merrnin viza vizitorësh me qëllim kryesor lindjen në territorin amerikan për të siguruar shtetësi për fëmijët.

Në Evropë, hetuesit identifikuan mbi 400 raste të dyshuara që nga viti 2024. Ato u lidhën me të paktën gjashtë kompani që trajnonin aplikantët se si t'u përgjigjeshin pyetjeve të intervistës konsullore, rregullonin akomodimin në SHBA dhe koordinonin planet e lindjes.

Autoritetet amerikane menjëherë pasi i identifikuan, revokuan vizat e lidhura dhe u ndaluan përgjithmonë disa individëve udhëtimet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

Në Afrikën Perëndimore, një ambasadë amerikane, tha The Daily Wire, zbuloi një rrjet të 'sofistikuar' me mbi 100 shtetas të huaj që përdornin dokumente të falsifikuara dhe 'ndërmjetës' viza.

Në Afrikën e Veriut u revokuan mbi 100 viza për prindër që udhëtonin kryesisht për të lindur në SHBA. Zyrtarët amerikanë theksuan se kanë punuar me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe kanë përdorur analiza të të dhënave për të identifikuar këto rrjete.

Departamenti i Shtetit theksoi qartë: 'Një vizë amerikane është një privilegj, jo një e drejtë.' Dhe shtoi se asnjë i huaj nuk lejohet të marrë vizë vizitori me qëllimin parësor të fitimit të shtetësisë amerikane për fëmijën përmes lindjes në SHBA.

Kjo ndërhyrje vjen në kuadër të politikës së administratës Trump për të mbrojtur integritetin e sistemit të imigracionit. Urdhri ekzekutiv i janarit 2025 që synonte kufizimin e shtetësisë së lindur u bllokua nga gjykatat dhe Gjykata Supreme e SHBA-së e mbrojti praktikën e 'jus soli' në fund të qershorit 2026.

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Drejtësisë urdhëroi prioritizimin e hetimeve penale ndaj skemave të tilla. Në Teksas, shteti ka ngritur padi kundër Qendrës së Kujdesit Pas Lindjes 'De'Ai në Houston', e cila pretendohet se ka ndihmuar në lindjen e mbi 1.000 fëmijëve, kryesisht nga prindër kinezë.

Prindërit e të cilëve është thënë se paguajnë deri në 20 mijë dollar për një 'vizë turistike lindje'. Padia gjithmonë sipas raportit është ende në proces.

Në Shqipëri, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka dhënë para/lajmërime të përsëritura. Më 10 korrik 2026 ambasada amerikane në Tiranë, theksoi se 'shumë prindër shqiptarë me viza turistike, udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me qëllim për të lindur atje, dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor'.

Këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë, dhe ata prindër që kapen mund të mos kenë të drejtë t'i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen. Paralajmërimet e ambasadës amerikane në Tiranë tregojnë se fenomeni është i njohur dhe i monitoruar edhe për ata shtetasit shqiptarë që kanë bërë përdorimin e vizës turistike për 'turizëm lindjeje'.

Autoritetet amerikane vazhdojnë të theksojnë se do të vazhdojnë identifikimin dhe çmontimin e çdo individi apo rrjeti që abuzon me sistemin e vizave amerikane, përfundon raporti i publikuar nga The Daily Wire.

Udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara me vizë turistike (vizë vizitori B-2) me qëllim kryesor lindjen, në mënyrë që fëmija juaj të marrë shtetësinë amerikane, nuk lejohet. Zyrtarët konsullorë do të refuzojnë aplikimet për vizë vizitori nëse besojnë se qëllimi kryesor i udhëtimit është turizmi i lindjes.

Rregullat dhe Kufizimet Refuzimi i Vizës: Rregullat e SHBA-së lejojnë në mënyrë të qartë zyrtarët të refuzojnë vizat e vizitorëve nëse udhëtojnë kryesisht për të lindur në tokën e SHBA-së.

Zbatim i Rreptët: Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Drejtësisë hetojnë dhe godasin në mënyrë aktive rrjetet ndërkombëtare të turizmit të lindjes dhe mashtrimet.

Përjashtime Mjekësore: Ju mund të udhëtoni për trajtim mjekësor vetëm nëse provoni se keni nevojë për kujdes specifik, që nuk është i disponueshëm në vendin tuaj të origjinës dhe mund të paguani të gjitha kostot mjekësore.

Burim: Illyria, https://www.illyria.com/departamenti-i-shtetit-identifikon-dhe-godet-rrjete-turizmin-e-lindjes/
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Diaspora →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →