Shqiponja dykrenare mbërrin te Cardi B: I dua shqiptarët
Cardi B ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, moment i publikuar nga grimeri me origjinë shqiptare Kevi Kodra në TikTok.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
As superylli botëror Cardi B nuk i ka shpëtuar simbolit të shqiponjës dykrenare shqiptare. Artistja ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, ndërsa momenti është publikuar nga grimeri me origjinë shqiptare, Kevi Kodra, në TikTok.
Në video, sipas burimit, Cardi B shfaqet duke bërë shqiponjën dykrenare, ndërsa shpreh dashurinë për shqiptarët.