Tensione dhe përshkallëzim te Ministria e Arsimit
Protesta kombëtare e studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar me hedhjen e kapsollave, vezëve, bojës dhe gurëve, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës pasi…
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Protesta kombëtare e studentëve dhe të rinjve nga Tirana dhe qytete të tjera, e cila nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar problematikat dhe për të kërkuar reagim institucional, është shoqëruar me tensione të larta. Tubimi është përshkallëzuar kur protestuesit kanë hedhur kapsolla, vezë, tullumbace me ujë, letra higjienike, bojë dhe gurë në drejtim të godinës, si dhe kanë shqyer kangjellat. Gjatë protestës u dëgjuan thirrje si «Dorëheqje!», «Poshtë qeveria!», «Forca, rinia!» dhe «Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie».
Sipas raportimeve, në pjesën e pasme të godinës kishte forca të shtuara policie dhe një autobot me ujë në gatishmëri. Situata ka shënuar zhvillime të mëtejshme pasi disa protestues kanë hyrë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit dhe kanë thyer xhamat e godinës, ndërsa policia është përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.