Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Shqipe Selimi publikoi fotografi të Rexhës para verdiktit në Hagë

Bashkëshortja e Rexhep Selimit shpërndau një fotografi nga Haga dhe një mesazh një ditë para vendimit përfundimtar të gjykatës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një fotografi të Rexhep Selimit nga Haga ka shpërndarë Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e tij, një ditë përpara se gjykata të japë verdiktin përfundimtar. Bashkë me imazhin, ajo ka bashkëngjitur edhe një mesazh me ton të fortë.

Shqipe Selimi publikoi fotografi të Rexhës para verdiktit në Hagë
Foto: ekonomiaonline.com

“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!” ka shkruar Mehmeti-Selimi, sipas raportimit.

Më herët, bashkëshortja e Selimit kishte nisur rrugën drejt Hagës, aty ku po pret vendimin e gjykatës. Selimi po gjykohet së bashku me Thaçin, Veselin dhe Krasniqin për krime lufte. Verdikti pritet pothuajse gjashtë vjet pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme