Shpërthim lënde plasëse në oborrin e një 76-vjeçari në Ksamil
Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese në Ksamil, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
KSAMIL — Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në oborrin e banesës së një 76-vjeçari me inicialet I. A., në orët e para të mëngjesit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:45 dhe ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pa u raportuar për persona të lënduar.
Policia ka bërë të ditur se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit, sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


