Reshje dëbore dhe shiu në Kukës, disa fshatra mbeten pa energji
Qarku i Kukësit përfshihet nga reshje dëbore e shiu, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim, ngrica në disa akse dhe ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
KUKËS — Territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore gjatë 24 orëve të fundit, të shoqëruara me erëra të forta dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Sipas të dhënave zyrtare, reshjet me intensitet të ulët deri mesatar gjatë natës sollën dëborë dhe krijuan ngrica në disa akse rrugore, ndërsa në qafat malore mbi 800 metra lartësi trashësia e dëborës ka kaluar 20 centimetra.
Kushtet atmosferike sollën rënie gurësh, inertesh dhe dëbore në rrugët nacionale e bashkiake, por subjektet kontraktore ndërhodhën për pastrimin dhe kriposjen e akseve, duke mbajtur të kalueshme normalisht të gjitha rrugët nacionale. Megjithatë, vështirësi në qarkullim u shënuan në fshatrat e njësive administrative Arrën, Kalis, Grykë-Çajë, Shishtavec, Zapod dhe Topojan, ndërsa autoritetet u bënë apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë dhe të pajisen me mjetet dimërore.
Sa i përket furnizimit me energji, pjesa më e madhe e zonës është e mbuluar, por mungesa e energjisë u regjistrua në fshatin Myç-Has, Njësinë Administrative Gjinaj dhe Golaj në Bashkinë Has, si dhe në Njësinë Administrative Lekbibaj në Bashkinë Tropojë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


