Shpërthim i fuqishëm në një anije luftarake ruse në portin e Bengazit
Hetimet paraprake të autoriteteve në Libi sugjerojnë se ngjarja në bazën detare mund të jetë shkaktuar nga një sulm me dron.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një shpërthim i fuqishëm ka prekur një anije luftarake ruse të ankoruar në bazën detare të Bengazit, në lindje të Libisë. Qeveria e Libisë Lindore njoftoi se rezultatet paraprake të hetimeve tregojnë se shpërthimi e pati origjinën pikërisht te kjo anije ruse, ndërsa ekzistojnë dyshime se ngjarja është shkaktuar nga një sulm me dron. Anija dyshohet të jetë “Merkury”, një luftanije ruse me vlerë të përllogaritur rreth 150 milionë paund, e cila kishte ndaluar në port për t'u furnizuar me karburant dhe pajisje të tjera gjatë udhëtimit të kthimit drejt Rusisë.
Pamjet e shpërprhapura në rrjetet sociale shfaqin momentin e një shpërthimi të madh pranë anijes. Megjithatë, autoritetet theksojnë se rrethanat e plota mbeten ende nën hetim dhe nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkallën e dëmeve të shkaktuara. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth pasojave të ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë se kush mund të qëndrojë pas sulmit të dyshuar.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


