Sulmi me dron në Kiev shemb ndërtesën, kërkime për 14 persona
Një ndërtesë pesëkatëshe në Kiev u godit nga një dron rus, duke lënë të bllokuar 14 persona nën rrënoja.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Të paktën 14 persona kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e një ndërtese banimi në Kiev, pasi ajo u godit nga një dron rus, siç bëri me dije Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. «Një pjesë e një ndërtese pesëkatëshe u shemb pas një sulmi me dron rus. Falënderoj ekipet e ndihmës së shpejtë për veprimin e tyre të shpejtë: nëntë persona janë evakuuar tashmë dhe zjarri është nën kontroll», u shpreh Zelensky në një postim në X. Sipas zyrtarëve lokalë, nga sulmi mbetën të plagosur dy persona, përfshirë një adoleshent.
Pamjet e publikuara nga shërbimet e emergjencës shfaqin ekipet e shpëtimit duke gërmuar në mes të rrënojave dhe duke ndihmuar banorët të zbresin nga struktura e dëmtuar përmes përdorimit të një shkalle dhe një platforme vinçi. Ndërkaq, mediat ruse njoftuan duke iu referuar zyrtarëve lokalë se pesë persona tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dronë ukrainas në rajonin Krasnodar të Rusisë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar