Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Premte · 24 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Shpend Ahmeti dënohet me 2 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar ish-kryetarin e Prishtinës për mosdeklarim të saktë të pasurisë

Redaksia ZHURMA Përditësuar 14:25 + Ruaj
Shpend Ahmeti dënohet me 2 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë
FOTO · Foto: Shpend Ahmeti (cropped) / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Gjykata Themelore në Prishtinë ka gjetur fajtor dhe e ka dënuar me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për mos raportim të pasurisë. Ahmeti po akuzohet se nuk ka deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54 mijë e 400 euro të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij dhe 118 mijë euro të tij.

Sipas Prokurorisë shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600.00 euro. Shpallja e këtij aktgjykimi u bë të premten më 24.07.2026 nga gjyqtari Leon Përlaska, raporton kallxo.com .

Shpend Ahmeti, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 21.01.2026 nuk e kishte pranuar fajësinë, ndërsa në seancën e datës 23.07.2026 është deklaruar për akuzën që i vihet në barrë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 23.12.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të siguruar nga KALLXO.com thuhet se i pandehuri Shpend Ahmeti në periudhën kohore nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në Prishtinë, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës edhe pse i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë vjetore në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë duke mos deklaruar te ardhurat reale.

Dënimi me burgim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa dënimi me gjobë në lartësi prej 5 mijë euro, i akuzuari obligohet ta paguajë në afat prej 3 muajsh pas plotëfuqimërisë së aktgjykimit. Në rast se i pandehuri nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë dënim me gjobë, Gjykata mund të ia zëvendësojë dënimin me gjobë, me dënim me burgim ku një ditë burgim do të llogaritet 20 euro gjobë.

Burim: Telegrafi

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →