Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Shoqëritë financiare: Pse po ndryshohet ligji për to në Maqedoni?

Ministria e Financave po ndryshon ligjin për shoqëritë financiare duke rritur kryegjënë themelore dhe duke hequr pagesat me para të gatshme.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

SHKUP — Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut po punon për ndryshimin e Ligjit për Shoqëritë Financiare. Synimi është përforcimi i kornizës rregullatore, mbrojtja e qytetarëve, si dhe rritja e transparencës dhe stabilitetit në punën e këtyre subjekteve.

Shoqëritë financiare: Pse po ndryshohet ligji për to në Maqedoni?
Foto: burimi origjinal

Ndryshimet parashikojnë trupa të detyrueshëm të brendshëm në çdo shoqëri financiare, si bordi i revizionit, bordi i risqeve të huave dhe ai i mbikëqyrjes. Po ashtu, do të kërkohet pëlqim paraprak nga Ministria e Financave për hapjen e hapësirave të reja afariste.

Me rregullat e reja parashihet rritja e kryegjësë themelore të shoqërive, si dhe heqja e pagesave me para të gatshme. Mjetet kreditore do të paguhen vetëm përmes xhirollogarisë bankare, me qëllim gjurmimin e flukseve financiare dhe uljen e risqeve nga keqpërdorimet.

Ministrja Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi se ndryshimet vijnë pas kontrolleve që zbuluan dobësi dhe paqartësi në rregulloren ekzistuese. Sipas saj, kontrollet kanë konstatuar parregullsi dhe në raste të caktuara janë ndërmarrë masa të rënda deri në heqjen e licencave të punës.

Një pjesë e procedurave u iniciuan pas ankesave të qytetarëve, të cilët kanë rol të rëndësishëm në zbulimin e parregullsive. Ministrja shtoi se me këto ndryshime ligjore pritet një përforcim i ndjeshëm i mbikëqyrjes dhe vendosja e standardeve më të larta në vend.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme