Shoqata “Sharri” prezanton kulturën shqiptare në Zvicër
Traditat, vallet dhe ushqimet tradicionale shqiptare u prezantuan në Amriswil të Zvicrës nga shoqata “Sharri”.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Shoqata shqiptare “Sharri” ka prezantuar vallet, kostumet kombëtare dhe ushqimet tradicionale në qytetin e Amriswilit të Zvicrës, në kuadër të manifestimit “Suppentag”. Gjatë programit, valltarët u paraqitën dy herë nën drejtimin e koreografit Kreshnik Sadikaj, duke sjellë valle nga repertori i tyre dhe duke paraqitur kostumet tradicionale para publikut të pranishëm.
Një nga momentet e veçanta të aktivitetit ishte paraqitja e fëmijëve në skenë, të cilët u pritën me duartrokitje. Pjesë e ngjarjes ishte edhe kuzhina tradicionale, ku në mesin e dymbëdhjetë stendave me ushqime, gratë e shoqatës përgatitën një stendë të dedikuar me specialitete si pite, flija dhe supa, të cilat u pëlqyen nga vizitorët. Shoqata ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ka vlerësuar se ngjarje të tilla janë mundësi për ruajtjen dhe përcjelljen e traditave te brezat e rinj.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar