Shkronjat ndriçuese “UÇK” përurohen në kodrën e Blinajës
Në komunën e Lipjanit është përuruar obelisku me tri shkronjat e arta “UÇK”, projekt i finalizuar pas tre muajsh punë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një obelisk me tri shkronja ndriçuese “UÇK” është përuruar në një kodër të Blinajës, në komunën e Lipjanit. Projekti, i cili u finalizua pas tre muajsh punë, synon që simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kujtimi për luftën e saj të jenë të dukshëm nga një zonë e gjerë përreth.
Vendosja e shkronjave në këtë kodër vjen si vazhdimësi e një praktike të ngjashme, pasi obeliskë të tillë janë vendosur edhe në vende të tjera të Kosovës.