Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sport Kosova

Ferizaj pëson humbje të thellë në ndeshjen e parë evropiane

Skuadra ferizajase e hendbollisteve u mposht në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ferizaj pëson humbje të thellë në ndeshjen e parë evropiane

FERIZAJ — Ferizaj është skuadra e radhës e hendbollit që pësoi humbje të thellë në skenën evropiane, pasi u mposht në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Skuadra ferizajase u mposht nga skuadra e Ishujve Faroe, VIF, me rezultatin 34:23. Ndeshja u zhvillua në palestrën në Greme. Për Ferizajn, nga pesë gola shënuan Luna Gonçalves, Fatiha Haimer dhe Sevdanur Ozkan, ndërsa katër i kishte Agnesa Hysa. Me 12 pritje u dallua Edona Rogova. Ndeshja e dytë luhet të dielën, po në Greme të Ferizajt.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →