Bebe Rexha publikon fotografi të reja pa grim
Artistja e njohur ka ndarë me ndjekësit imazhe nga përditshmëria e saj, duke shfaqur natyralitetin.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar një sërë fotografish të reja, ku shpërfaq momente nga përditshmëria e saj. Ajo njihet për thjeshtësinë e saj dhe faktin se nuk ka komplekse mbi pamjen fizike. Në mesin e fotografive të shpërndara janë edhe dy fotografi të saj pa grim fare, ku vë në pah natyralitetin e këngëtares. Ndërkohë, ajo po shijon suksesin e albumit të saj të ri, që është i pari që prej se ajo nisi të bëjë muzikë si artiste e pavarur.