Shasivari thërret studentët për provimin e jurisprudencës në shqip
Ministri i Drejtësisë ka caktuar takimin me studentët dhe dekanët për provimin e jurisprudencës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka caktuar datën e takimit me përfaqësuesit e studentëve të pesë fakulteteve juridike të pesë universiteteve dhe dekanët për të diskutuar çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Ftesa zyrtare është dërguar më 6 tetor 2026. Takimi do të mbahet të hënën, më 19 tetor, në orën 11:00, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Takimi do të ketë karakter konsultativ dhe informues, me qëllim që të prezantohen propozimet për zgjidhje ligjore dhe të sqarohet zbatimi i tyre në praktikë.