Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Sezoni i ri i emisionit “Për’puthen” nis me rregulla të rrepta

Heidi Baci ka prezantuar rregulloren e re për konkurrentët dhe opinionistët në emisionin “Për’puthen”.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Sezonit i ri i emisionit të dashurisë “Për’puthen” ka nisur në Top Channel, ku moderatorja Heidi Baci ka prezantuar rregulloren e re për konkurrentët, opinionistët dhe publikun. Sipas saj, rregullat janë të qarta, të panegociueshme dhe do të zbatohen nga të gjithë pjesëmarrësit gjatë këtij sezoni.

Sezoni i ri i emisionit “Për’puthen” nis me rregulla të rrepta

Përgjatë transmetimit do të kërkohet përgjegjshmëri dhe do të ketë zero tolerancë ndaj bullizimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës. Produksioni ka vendosur kufij për sjelljen dhe përmbajtjen, duke ndaluar gjuhën e papërshtatshme, fyese apo degraduese, si dhe çdo formë dhune fizike, verbale apo psikologjike.

Heidi Baci bëri të qartë se autoriteti i moderatores nuk është objekt negocimi dhe se udhëzimet e saj duhet të respektohen nga të gjithë në studio. Opinionistët mund të shprehin qëndrime të forta dhe të kritikojnë, por pa bullizuar apo fyer konkurrentët, duke ruajtur etikën e debatit televiziv.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme