Selimi: 80 për qind e kosovarëve duan shuarjen e Speciales
Ish-ministri Petrit Selimi ka publikuar rezultatet e një ankete, sipas së cilës shumica e qytetarëve kërkojnë shfuqizimin e Dhomave të Specializuara.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka bërë të publike të dhënat e një anketimi të fundit nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, duke treguar se një përqindje e lartë e qytetarëve kërkojnë ndryshime rrënjësore ndaj këtij institucioni.
Sipas të dhënave të shpërndara në rrjetin social X, anketa tregon se tetë nga dhjetë kosovarë kërkojnë shfuqizimin e plotë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ose mohojnë se ky institucion flet në emër të tyre. Ky hulumtim është realizuar përmes intervistave ballë për ballë me 1.139 të rritur në të 38 komunat e vendit dhe është publikuar më 9 nëntor.
Rezultatet e nxjerra nga ky anketim dëshmojnë një nivel të lartë të kundërshtimit dhe mungesës së besimit të qytetarëve ndaj Gjykatës Speciale në Hagë.