Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Nesër vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika — gjashtë të akuzuar

Gjashtë të pandehur akuzohen për vrasjen e zyrtarit me armë zjarri, më 1 prill 2025 në Kaçanik.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

FERIZAJ — Nesër do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Likës. Seanca do të fillojë nga ora 09:00 në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Nesër vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika — gjashtë të akuzuar
Foto: Kosovo1999 location map / Wikimedia Commons

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, kishte ngritur aktakuzë më 9 janar të këtij viti kundër gjashtë të pandehurve me inicialet H.B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G.

Të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje, më 1 prill 2025 rreth orës 23:00, e privuan nga jeta zyrtarin Muhamet Lika në Kaçanik me armë zjarri, duke vepruar me përgatitje paraprake dhe duke përfshirë edhe një të mitur.

Prokuroria ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, dhe ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme