Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Dy të akuzuarit deklarohen të pafajshëm për akuzat e rëndojnë mbi ta

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për përfshirje në sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, i cili ndodhi në nëntor të vitit 2023. Dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta, njësoj si në seancën fillestare.

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc
Foto: Pixabay

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, provat e mbledhura gjatë hetimeve dëshmojnë përfshirjen e të akuzuarve në veprat penale për të cilat ngarkohen. Prokuroria ka deklaruar se hetimet kanë nxjerrë në pah edhe rolin e Qeverisë së Serbisë në përgatitjet e sulmit.

Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë hetimeve janë sekuestruar armë, municion, pajisje ushtarake, mjete komunikimi dhe prova të tjera materiale. Gjithashtu, sipas saj, analizat forenzike, përfshirë ekzaminimet e ADN-së dhe ekspertizat e tjera, i lidhin të akuzuarit me vendin e ngjarjes. Burim: Gazeta Express

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ferizaj 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme