Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Salah pritet nga dhjetëra mijëra tifozë në Trabzon

Ylli egjiptian vendosi për ofertën e Trabzonsporit pas largimit nga Liverpooli; kontrata dyvjeçare, rreth 17 milionë euro në vit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TRABZON — Superylli egjiptian i futbollit, Mohamed Salah, u prit nga dhjetëra mijëra tifozë në aeroportin e Trabzonit të mërkurën mbrëma, pas largimit nga Liverpooli. Ylli i ri i Trabzonsporit u shfaq i emocionuar nga pritja madhështore.

Salah pritet nga dhjetëra mijëra tifozë në Trabzon
Foto: Анна Нэсси / Wikimedia Commons

Tifozët brohoritën emrin e Salahut dhe ndezën fishekzjarrë në shenjë mikpritjeje për yllin egjiptian. “Nuk kam përjetuar kurrë një gjë të ngjashme më parë”, tha ai para dhjetëra mijëra shikuesve besnikë të Trabzonsporit. “Atmosfera është e pabesueshme”, shtoi ai.

Salah kishte oferta të shumta pas largimit nga Liverpooli, por zgjodhi ofertën e majme të Trabzonsporit. Ai pritet të paguhet rreth 17 milionë euro në vit, ndërsa kontrata e tij do të jetë dyvjeçare. “Do të bëj çmos që të kem sukses në ligë dhe në Evropë me Trabzonsporin”, u premtoi ai tifozëve.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme