Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Yao Jing: Qeveria kineze është në komunikim me Real Madridin

Ambasadori i Kinës në Spanjë flet për zhvillimet pas polemikave të shkaktuara nga komentet e Kylian Mbappes.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Qeveria kineze po mban komunikime me Real Madridin, La Ligën dhe institucione të tjera spanjolle lidhur me polemikat e shkaktuara nga komentet e Kylian Mbappes. Ambasadori i Kinës në Spanjë, Yao Jing, deklaroi se këto kontakte nuk përbëjnë negociata zyrtare, por synojnë arritjen e një mirëkuptimi të ndërsjellë. «Nuk ka negociata, por ka komunikim, i bazuar në mirëkuptimin e ndërsjellë», u shpreh diplomati kinez gjatë një prononcimi për agjencinë e lajmeve EFE.

Yao Jing: Qeveria kineze është në komunikim me Real Madridin
Foto: telegrafi.com

Polemikat shpërthyen pasi sulmuesi francez përmendi si meme të preferuar një imazh ku fytyra e tij ishte vendosur mbi atë të ish-lideri historik të Kinës, Mao Ce Duni. Edhe pse emri i tij nuk u përmend drejtpërdrejt, fotografia nxiti reagime të shumta, duke çuar në kërkim falje si nga futbollisti ashtu edhe nga klubi i Real Madridit.

Pavarësisht kërkim-faljeve, televizioni shtetëror kinez CCTV vazhdon të mbajë të pezulluar transmetimin e ndeshjeve të kampionatit spanjoll. Ambasadori Yao Jing theksoi se vendit i duhet më shumë kohë për të kapërcyer këtë situatë, duke lënë të kuptohet se rikthimi i transmetimeve nuk do të ndodhë menjëherë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme