Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Sa u rritën çmimet e banesave në Shkup brenda një viti?

Një metër katror i shtëpisë në qendër të Shkupit kushton 3.000 euro, ndërsa kërkesa për blerje mbetet e lartë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

SHKUP — Çmimet e banesave në Shkup vazhdojnë të arrijnë nivele rekorde. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore, gjatë tremujorit të dytë të vitit, çmimet e patundshmërive janë rritur me 13,3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në qendër të kryeqytetit, çmimi për metër katror ka arritur deri në 3.000 euro.

Sa u rritën çmimet e banesave në Shkup brenda një viti?
Foto: National Bank of the Republic of Macedonia Skopje 4 / Wikimedia Commons

Pavarësisht niveleve rekorde, kërkesa për blerjen e banesave mbetet e lartë. Frosina Usinovska, drejtoresha e agjencisë "Dora Invest", thotë se çdo ditë mbi 200 qytetarë e kontaktojnë agjencinë për t'u informuar rreth mundësisë për blerje. Sipas saj, në periudhën e ardhshme nuk pritet ulje e çmimeve, pikërisht për shkak të kërkesës vazhdimisht të lartë në treg.

Usinovska thotë se shumë njerëz i japin përparësi blerjes së shtëpisë pavarësisht kostos, pasi zakonisht duan ta sigurojnë atë me çdo kusht për familjen. "Thonë se do të hanë bukë me kryp e lëng, por banesë për fëmijën tim ose për familjen do ta sigurojnë," thotë ajo. Sipas saj, këtë interes e shfrytëzojnë disa persona, ndërsa qytetarët nuk e kanë traditë të jetojnë me qira, siç ndodh në Perëndim.

Megjithatë, qytetarët e thjeshtë e përshkruajnë blerjen e shtëpisë si ëndërr. Ata thonë se me rrogë ose pension prej 30.000 deri 50.000 denarësh në muaj, është e pamundur të blihet një banesë. Në bisedat me TV Kohën, disa qytetarë thonë se çmimet e kanë bërë aksesin luksoz për familjen mesatare, në kundërshtim me nivelin e pagave në vend.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme