Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Sa afër është marrëveshja për presidentin pas takimit VV-LDK?

Kurti nuk e refuzoi emrin e Vjosa Osmanit dhe premtoi 53 vota pa minoritetet për formimin e qeverisë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur një pajtim në parim për bashkëqeverisjen dhe postin e presidentit, ku Albin Kurti nuk e ka refuzuar emrin e Vjosa Osmanit dhe ka premuar 53 vota pa minoritetet për formimin e institucioneve.

Sa afër është marrëveshja për presidentin pas takimit VV-LDK?
Foto: Albin Kurti 2025 / Wikimedia Commons

Analisti Emanuel Demaj në emisionin "Click" të RTV21 tha se deklaratat e tij bazohen në informacione të sakta nga brenda takimit. Sipas tij, Kurti ka garantuar mbështetje të mjaftueshme për formimin e institucioneve në rast se arrihet marrëveshja politike, duke specifikuar se do të ketë 53 numra pa minoritetet.

Demaj theksoi se përgjegjësia për vazhdimin e procesit tashmë bie mbi LDK-në, e cila duhet fillimisht të zgjidhë çështjet e brendshme. "Nëse LDK shkon në takim me VV-në pa i rregulluar problemet e veta, çfarë takimi është ai? Topi është në fushën e LDK-së", u shpreh analisti.

Burim: RTV21
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme