Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Rudina dhe Resul Sinani analizojnë lojën e Arlindës në Big Brother

Opinionistët e shtëpisë komentojnë qendrimin dhe marrëdhëniet e Arlindës me banorët e tjerë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Opinionistët Rudina dhe Resul Sinani kanë diskutuar mbi situatën e Arlindës dhe raportet që ajo mban me banorët e tjerë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5. Gjatë diskutimit, Rudina vlerësoi qëndrimin e saj për mbrojtjen e mendimit personal dhe respektin ndaj vetes, por i kërkoi që të lërë hapësirë edhe për pikëpamjet e banorëve të tjerë. «Arlinda duhet të superduartrokitet, sepse e respekton veten dhe thotë: ‘Ku është mendimi im?’. Por do të doja nga Arlinda t’i respektonte edhe mendimet e të tjerëve. Ti ke zgjedhur të luash e vetme dhe ke zgjedhur të jesh protagoniste që nga fillimi», tha ajo.

Rudina dhe Resul Sinani analizojnë lojën e Arlindës në Big Brother
Foto: gazetaexpress.com

Nga ana tjetër, Resul Sinani u ndal te qëndrimet e banores, duke vlerësuar se ajo bie në kundërthënie me vetë deklaratat e saj gjatë lojës. «Ka raste kur ka një mendim kolektiv, edhe pse nuk mendoj që të gjithë aty e kanë atë mendim. Ti je kontradiktore, në një formë thua se je e vetme dhe më pas u kthehesh banorëve duke thënë se po të lënë vetëm», u shpreh Sinani.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme