Rudina Dembacaj kritikon ashpër banorët për diskutimimin e lidhjes së Anjezës
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 5 ka shpërthyer ndaj banorëve për komentet mbi jetën private të Anjezës jashtë shtëpisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Opinionistja Rudina Dembacaj ka kritikuar ashpër Fatlumin dhe banorët e tjerë të shtëpisë për bisedat e tyre të vazhdueshme rreth lidhjes së Anjezës jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5. Ajo i është drejtuar Fatlumit duke i thënë se, pavarësisht se është një vlerësues apo gjykues i mirë, opinioni i tij nuk duhet të ndikojë në jetën private të të tjerëve.
Gjatë diskutimit, ajo e ka quajtur situatën të frikshme dhe skandaloze, duke shtuar se çështja e të dashurit të Anjezës është kthyer në një lojë të madhe, ndërkohë që ai njeri ndodhet jashtë. Sipas saj, nëse kjo përbën pjesë të ndonjë strateggie loje, Anjeza mund t'u dëshmojë një ditë se e vërteta nuk është ashtu siç po diskutohet.
Gjithashtu, opinionistja ka lëshuar një deklaratë të fortë duke thënë se personi që predikon ose shet më së shumti moral në televizion, është më i korruptuar apo i kalbur nga brenda.