Rrëzimi i avionit në Gjermani: Dy viktima dhe dëme materiale
Dy persona kanë humbur jetën në incidente të ndryshme ajrore në Gjermani, pas rrëzimit të avionëve të vegjël.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në qytetin Limburgerhof, në jugperëndim të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi më 16 maj, rreth orës 11:30, kur avioni dyshohet se shpërtheu në ajër përpara se të përplasej në një zonë të banuar. Zëdhënësi i policisë, Thorsten Mischler, konfirmoi vdekjen e dy personave në bord, ndërsa të paktën një tjetër mbeti i plagosur sipas transmetuesit publik SWR. Dëshmitarët tregojnë se avioni preku një banesë para se të rrëzohej, duke shpërndarë mbetjet në një zonë të gjerë.
Në një ngjarje tjetër, dy persona të tjerë vdiqën pasi një aeroplan i vogel u rrëzua pranë qytetit të Magdeburgut, njoftoi policia. Sipas ABC News, ky avion mori plotësisht flakë gjatë rrëzimit dhe ekipet nxorën pasagjerët e vdekur nga rrënojat. Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e të dyja ngjarjeve, ndërkohë që në vendngjarje kanë operuar forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe emergjence.