Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Ronaldo pranon se transferimi te Interi u motivua nga paratë

Ish-sulmuesi brazilian tregon arsyen e largimit nga Barcelona në vitin 1997.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ish-futbollisti i njohur, Ronaldo, ka pranuar se kalimi i tij nga Barcelona te Interi në verën e vitit 1997 ishte i motivuar nga aspekti financiar. Braziliani kishte kaluar vetëm një sezon te klubi katalunas, ku pati shkëlqyer duke shënuar 47 gola në 49 ndeshje, para se të ndërronte ambient. Transferimi i tij atëkohë kishte kushtuar 26.5 milionë euro, ndërsa më vonë karriera e tij u ndal pjesërisht nga dëmtimet.

Ronaldo pranon se transferimi te Interi u motivua nga paratë
Foto: indeksonline.net

Pas gati 30 vitesh, ish-lojtari ka shpjeguar se vendimi i tij erdhi për shkak të ofertës shumë më të lartë nga klubi italian. «Barcelona më bleu për 20 milionë dhe unë mora një pjesë të mirë të asaj shume. Atje fitoja dy milionë në vit dhe Interi më ofroi tetë. Kjo është arsyeja pse vendosa të largohem», deklaroi ai në podkastin Stick to Football.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme