Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë porosie dha Ramush Haradinaj në rivarrimin e Hajdar Pepajt?

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të dëshmorit në fshatin Kodrali të Deçanit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

DEÇAN — Në fshatin Kodrali të Deçanit është rivarrosur dëshmori Hajdar Pepaj, në një ceremoni ku morën pjesë shumë miq, bashkëluftëtarë dhe familjarë. Ky rivarrim shënon kthimin e trupit të dëshmorit në vendlindjen e tij, një trevë e njohur për luftëtarët e zotë që i dhanë kahje luftës kundër armikut.

Çfarë porosie dha Ramush Haradinaj në rivarrimin e Hajdar Pepajt?
Foto: Foreign and Commonwealth Office / Wikimedia Commons

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, i cili përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook vlerësoi lart figurën e dëshmorit Pepaj. Haradinaj theksoi se rrugëtimi i shqiptarëve ndër shekuj ishte i mbushur me vuajtje e sakrifica të mëdha të shumë brezave që u flijuan për liri.

Sipas tij, kjo sakrificë e gjatë u kurorëzua me luftën çlirimtare të UÇK-së, andaj ky kontribut i obligon të gjithë që ta forcojnë shtetin dhe ta ruajnë me nder lirinë për të cilën u derdh gjak. Ai shtoi se ndihet përgjithmonë krenar me heronjtë dhe rrugëtimin e tyre drejt lirisë.

Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme