Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Rezultatet paraprake në Serbi japin shumicën absolute për studentët

Komisioni Zgjedhor shpall rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa afatet kushtetuese përcaktojnë hapat e ardhshëm për qeverinë dhe presidencën.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Komisioni Zgjedhor ka bërë publike rezultatet paraprake të votimeve të parakohshme parlamentare, të cilat i japin lëvizjes studentore 140 mandate dhe shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare. Pjesëmarrja në Kuvend plotësohet nga partia e Vuçiç me 104 vende, si dhe katër lista të pakicave kombëtare që përfshijnë gjithashtu dy deputetë shqiptarë. Kjo shifër mandatesh i mundëson lëvizjes krijimin e ekzekutivit pa pasur nevojë për bisedime të gjjata me subjekte të tjera politike. Procedurat kushtetuese kërkojnë që Kuvendi i ri të konstituohet brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare, kurse formimi i qeverisë duhet të përmbyllet brenda 90 ditëve pas këtij konstituimi.

Rezultatet paraprake në Serbi japin shumicën absolute për studentët
Foto: abcnews.al
Video · Top Channel Albania · YouTube ↗

Gjatë fushatës, lëvizja u udhëhoq nga Ilija Srdanoviç, i cili mban detyrën e profesorit në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Novi Sadit dhe punon si kardiolog. Ai përmendet si një nga kandidatët kryesorë për postin e kryeministrit, ndërkohë që ende mbetet e paqartë ndarja e dikastereve të tjera, përfshirë atë të punëve të jashtme. Lidhur me Kosovën, Ilija Sërdanovic ka deklaruar se dialogu do të vazhdoj, ashtu sikurse edhe procesi per integrimin europian. Përveç kabinetit qeveritar, çështje e hapur mbetet edhe drejtimi i presidencës pas dorëheqjes së Vuçiç, detyrë të cilën përkohësisht po e mban Ana Bërnabiç. Ajo detyrohet të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale që duhet të zhvillohen jo më vonë se tre muaj pas përfundimit të mandatit, duke vendosur fundin e dhjetorit si afatin e fundit për këtë votim që do të përfshijë zgjedhjen e drejtpërdrejtë nga populli.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme