Reagimet pas sulmeve ndaj gazetarëve: Alarëm për demokracinë
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe deputetja e PDK-së Vlora Çitaku reagojnë ndaj sulmeve ndaj gazetarëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me sulmet, montazhet denigruese dhe kërcënimet ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, duke i cilësuar ato si alarm për demokracinë. Rama ka theksuar se trajtimi i gazetarëve si armiq dhe shënjestrimi i kundërshtarëve politikë mund të dëmtojnë themelet e demokracisë. Ai shtoi: «Sot mund të jetë gazetari. Nesër kundërshtari politik. Pasnesër secili qytetar që guxon të mendojë ndryshe!»
Ndërkohë, deputetja e PDK-së dhe sekretarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, ka shprehur shqetësim për sulmet ndaj gazetarit Fidan Jupolli, i cili është përballur me një fushatë linçuese nga përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje. Çitaku theksoi se politikanët kanë mbështetjen e subjekteve të tyre politike, ndërsa gazetarët janë të ekspozuar dhe se sulmet ndaj tyre përbëjnë një sinjal alarmi për shoqërinë.