Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kontrolle të BKH-së në paraburgimin e Bradasheshit

Byroja Kombëtare e Hetimit zhvillon kontrolle në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, ku mbahet biznesmeni Ergys Agasi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar kontrolle në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit. Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar disa telefona celularë, ndërsa nuk dihet ende se kujt i përkasin pajisjet e gjetura. Dyshohet se BKH-ja kishte marrë informacione për futjen e sendeve të paligjshme në qelitë e paraburgimit, çka ka çuar në zhvillimin e kontrollit.

Kontrolle të BKH-së në paraburgimin e Bradasheshit
Foto: report.al

Mes personave të izoluar në këtë institucion ndodhet edhe biznesmeni Ergys Agasi, i arrestuar më parë me urdhër të SPAK-ut në kuadër të hetimeve për aferën e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →