Videoja virale e influencerit mbush plot restorantin në Teksas
Një krijues përmbajtjeje viziton lokalin e një shqiptari në Shtetet e Bashkuara dhe pamjet bëhen menjëherë virale në internet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një personalitet i njohur i rrjeteve sociale që merret me përmbajtje ushqimore ka realizuar një vizitë të papritur në një lokal në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Restoranti, i pagëzuar me emrin "Hani i Vjetër", drejtohet nga një bashkatdhetar nga Kosova i prezantuar si Toni.
Në momentin e mbërritjes së influencerit të quajtur Chris, pronari po kujdeshej i vetëm si për menaxhimin e lokalit ashtu edhe për shërbimin ndaj klientëve. Pasi përmbajtja e xhiruar u publikua dhe u shpërnda gjerësisht në internet, videoja mori dhenë dhe u bë virale, duke sjellë më pas një fluks të madh klientësh që vërshuan për të vizituar vendin.