Rama: Takimi me studentët ishte inkurajues dhe ramë dakord për shqetësimet
Kryeministri Edi Rama njofton takimin me një grup studentësh në Pallatin e Brigadave, duke bërë të ditur se është gjetur dakordësi për shqetësimet e ngritura.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me një grup studentësh në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ndërkohë që protestat studentore vijojnë prej disa javësh. Takimin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë edhe fotografi nga ngjarja dhe ka falënderuar Sara Bodon për punën në Agjencinë Kombëtare të Rinisë.
Bisedën me të rinjtë, Rama e ka cilësuar si inkurajuese, duke vënë në dukje se ata besojnë te protesta dhe jo te dhuna apo përdorimi i gurëve. Sipas kryeministrit, gjatë diskutimeve është rënë dakord për një pjesë të konsiderueshme të çështjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga studentët.
Palët kanë rënë dakord që të mos publikojnë hëpërhërë detaje apo përmbajtjen e debatit, por vetëm pamjet. Në përmbyllje të njoftimit, kreu i qeverisë ka lënë të kuptohet se komunikimi dhe dialogu nuk do të ndalen, duke përdorur shprehjen «To be continued…».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar