Rama: Protestat janë të orkestruara nga ANTIFA, krimi dhe forca të huaja
Studentët dhe pedagogët refuzojnë dialogun para Kryeministrisë, ndërsa mësimi bojkotohet në disa universitete.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Protesta e nisur nga studentët, së cilës i janë bashkuar edhe qytetarët dhe pedagogët, ka hyrë në ditën e nëntë. Të mbledhur fillimisht para Kryeministrisë, pjesëmarrësit kanë refuzuar thirrjen për dialog dhe kanë hedhur karriget e vendosura në shesh, ndërkohë që mësimi është bojkotuar në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar tubimet e dhunshme si një aksion të orkestruar nga elementë të brendshëm e të jashtëm, duke përmendur lëvizjen «ANTIFA», grupe të radikalizuara të rinisë dhe elementë të kriminalitetit. Gjatë një takimi me përfaqësues të bankave, ai deklaroi se protestuesit mbështeten nga forca të huaja që synojnë destabilizimin e Shqipërisë dhe Evropës, ndërsa kritikoi një pjesë të vogël të pedagogëve që nuk distancohen nga dhuna.