Zhurma Press E Premte · 21 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 20:59 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Politikë SHQ

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus dokumenti Besa dhe zgjedhjet 2027

Takimet e fundjavës në Pogradec me drejtues politikë e ministra, raportime për periudhën Janar-Gusht 2026 dhe përgatitje për lokalet e 2027.

Redaksia ZHURMA 20:04 Përditësuar 20:32 1 min lexim
Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus dokumenti Besa dhe zgjedhjet 2027
FOTO · javanews.al Arkivi ZHURMA

POGRADEC — Ditët e gushtit po shkojnë drejt fundit, ndërkohë ethet e këtij muaji për Partinë Socialiste po shtohen, si pasojë e nisjes së vrullshme të sesionit të ri politik nga Edi Rama, me dy takime të rëndësishme gjatë kësaj fundjave dhe fillim javën tjetër në Pogradec.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se ora 11:30 e të dielës do të gjejë të mbledhur në vilën qeveritare të qytetit liqenor 12 drejtuesit politikë të qarqeve bashkë me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare. Burime nga PS pohuan se në fokus të këtij takimi do të jetë dokumenti Besa dhe një tjetër dokument i njohur si “Prania e Besës”, dorëzuar grupit parlamentar socialist në fund të korrikut.

Rama nga ky takim pritet të marrë refleksione mbi këto dy dokumente, me qëllim pasurimin dhe shkuarjen drejt një dokumenti final, pa anashkaluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2027. Mbrëmja e së dielës do ta gjejë Ramën, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat në një darkë, e cila me gjasë do t’i shërbejë shtensionimit të etheve të gushtit, përpara “provimit të performancës” të hënën.

Po në Pogradec, në vilën qeveritare, në atë që njihet si një “retreat” mbledhje informale e qeverisë, ministrat do të raportojnë për ecurinë e dikastereve të tyre për periudhën Janar-Gusht 2026. Ndryshe nga takimet e shkuara të këtij formati, nuk do të marrin pjesë zëvendësministrat, por vetëm ministrat dhe drejtorët e agjencive në varësi të tyre. Sikurse në ‘retreatet’ e viteve të shkuara, çdo ministër do të raportojë edhe për prezencën mediatike dhe në rrjetet sociale.

Por nuk mbaron këtu sprinti politik i Ramës që nis këtë të dielë. Burime nga PS i pohuan po ashtu Top Channel se me gjasë në javën e parë të shtatorit do të mblidhet asambleja kombëtare socialiste. Nëse do t’i referohemi mbledhjeve të shkuara të asambleve socialiste, ato janë përdorur nga Rama për të shpallur ndryshime të rëndësishme.

Burimet: JavaNews ; Albeu (klaster 2 outlets).

Komentet