Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Qytetarët dhe veteranët mblidhen afër shtëpisë së Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi po qëndron në Kosovë për një vizitë familjare, ndërsa qytetarët janë mbledhur pranë shtëpisë së tij.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Disa qytetarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur në afërsi të shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka mbërritur në vendlindje për një vizitë familjare që lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij. Në lagjen ku ndodhet shtëpia e Krasniqit janë vendosur forca policore, ndërsa ekipet e mediave nuk po lejohen t'i afrohen shtëpisë.

Qytetarët dhe veteranët mblidhen afër shtëpisë së Jakup Krasniqit
Foto: rtv21.tv

Në mesin e të mbledhurve është edhe Çlirim Haziri nga iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”, i cili tha se kanë shkuar në grup për ta parë dhe takuar Krasniqin, nëse u lejohet, duke shtuar se emocionet e familjes janë të njëjta edhe për ta. «Qysh është emocion për familjen e tij, është edhe për neve. Erdhëm këtu me një grup për ta parë bacën Jakup, nëse na lejohet», u shpreh Haziri, i cili shtoi: «Ne do ta presim bacin Jakup».

Kjo është hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë, pasi më parë kishte ardhur pas vdekjes së vëllait të tij.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Gjilani 20 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    31% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    33% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme